psikologjia online
Miresevini ne faqen shqip te psikologjise
Gallery
-
No Comments
EDIPI I PRINDERVE
Kur flitet per Edipin, hyjme ne nje dimension mjaft te perhapur apo te popullarizuar, dhe eshte e rralle te mbetesh i mahnitur mib temen e “dashuris” se birit me nenen e vete.Tema e seksualitetit per moshen e vogel, qe i kushtoi Frojdit pjesen me te madhe te kohes se tij akademike, e cila sic ai e thekson “si me te veshtiren” , duket sot perberse e veshtrimit apo e konceptimit me te pergjithshem dhe qe shpesh vine gjithashtu e shmangur ne te njejten forme. Mund te themi se nuk ka person qe hyne ne psikoanalize pa folur per Edipin, shpesh here kjo vine edhe qe ne fjalet e para.
Por c’fare ndodh nga ana e prinderve? Edhe aty ne veshtrimin me gjithperfshires, te gjithe jane koshient per parapelqimin apo preferimin e atit per vajzat e tyre, dhe te nenave per femijet meshkuj.
Arrihet disa here te veshtrohet (oservohet) qe “e bija i ngjane atit, dhe i biri i ngjane nenes”, duke vendosur keshtu nje perkatesi somatike, kundrejt predisponimit te ndjenjes, dhe ne ate te indentifikimit perfundimtar.
-
No Comments
Psikometria eshte kampi i studimit te teorise dhe teknikes se mases ne psikologji, e cila permbledh
matjen e njohjes, aftesite, veprimet dhe karakteristikat e personalitetit. Kampi i studimit eshte i zhvendosur ne menyre te vecante drejt studimit te ndryshimeve ndermjet individeve. Psikometria eshte e aplikuar pergjithsisht ne vlersimin e edukimit, ne menyre te vecante ne leterature, ne te shkruarin dhe ne matematike. Metodat kryesore ne aplikimin e provave kane qene modele te teoris klasike te proves dhe te asaj te matjes me moderne te teorise dhe deRasch ne pergjigje te artikullit.
Permbledh dy aspekte te rendesishme te kerkimit;
1. ndertimin e strumenteve dhe procedurave per matjen
2.zhvillimin dhe perfeksionimin e metodave teorike te matjes
Strumentat e pare psikometrik jane perdorur per te matur konceptin e inteligjences. Metoda me e njohur historikisht, konsiston ne shkallen Stranford-Binet per matjen e “Quoziente te inteligjences”, e zhvilluar fillimisht nga psikologu francez Alfred Binet.
Psikometria eshte e aplikuar pergjithsisht ne vlersimin e edukimit, ne menyre te vecante ne leterature, ne te shkruarin dhe ne matematike. Metodat kryesore ne aplikimin e provave kane qene modele te teoris klasike te proves dhe te asaj te matjes me moderne te teorise dhe deRasch ne pergjigje te artikullit.kliko ketu per te pare videon .. PPP Psicometría
-
2 Comments
FREUD DHE PSIKOANALIZA
Sigmund Freud (1856-1939) lindi ne Freiberg ne Cekosllovaki dhe shume shpejt familja trasferohet ne Viene ku aty kalon femijrine dhe adoleshencen. Rregjistrohet ne fakultetin e mjeksise dhe diplomohet ne fiziologji
, duke u specializuar me vone ne neurologji. Aty njeh Josef Breur, fiziologu qe me hipnozin kuronte statusin e ekuilibrit, dhe interesohej per problemet e semundjeve mendore. Mbas trasferimit ne Paris, Freud frekuenton leksionet e Charcot, drejtorin e Salpetrière, i cili i kushtonte nje vemendje te vecante isteris dhe hipnosit. Menjehere Freud kupton jo vetem qe paziente ne stadin e hipnozit tregojne episode te pa zbuluar me perpara por edhe qe kjo dukej se lehtesonte shkallen e mireqenjes. I dedikohet kesaj lloje terapie, e cila nxiti padyshim kritika te ashpra ne boten e shkences zyrtare, kur ne disa raste verifikoheshin fenomene si pèrkeqsime te renda te psikes, keto te fundit jo te lidhura me gjendjen fizike por shqetesime qe i perkisnin ngjarjeve dhe aventurave ne te shkuaren e tyre.Sipas Freud semundja mendore vjen si rrjedhoj e nje konflikti ndermjet pulsimeve qe koekzistojn ne cdo individ. Ky konflikt mund tè krijoj nje forme akoma me te degraduar te psikes, duke provokuar keshtu nevrosin.
Gjendja hipnotike duket se eshte ajo me e favorizuara qe mund te tregoj edhe ne subjekte me rezistent, konfliktet. Megjithate terapia hipnotike nxjerr ne pah limite te konsiderueshme: subjekti gjendet me mjekun e vet ne nje raport varesie shume intensive dhe arrine te kete permiresime vetem te perkohshme.
Terapia e vertete nuk mund te parashikoj vecese nje shkalle te koshiences gjate se ciles pazienti tregon historine e tij, i lire dhe pa censura:mjeku e degjon, i paralajmeron resistencat qe konkordojne me eksperiencat te cilat tashme gjenden te zhvendosura ne anet me te thella te shpirtit. Read the rest of this entry »
-
No Comments
Psikologjia eshte shkenca e sjelljes dhe e kognicionit. Sjellja pergjithesisht perkufizohet si gjithcka qe ne bejme. Si p.sh. te ngrenit, te biseduarit, te shkruarit, te vepruarit etj.

Kognicioni, perfshin proceset mendore, si p.sh. te menduarit, te enderruarit, kujtesen dhe shume faktore qe ndikojne ne zgjidhjen e problemeve.
Nje aspekt tjeter i studimit shkencor ne psikologji jane proceset biologjike ose fiziologjike qe shpesh shoqerojne sjelljen ashtu dhe kognicionin.
Psikologjia synon te kuptoj sjelljen permes plotesimit te kater qellimeve base:Me ane te pershkrimit psikologet kuptojne modelet base te sjelljes,zhvillojne teori ose krijojne mundesine e shume prezuposteve dhe supozimeve mbi sjelljen. Ndersa parashikimet bazohen ne shume situata te pershkruara nga psikologet, ku njerezit shfaqin disa sjellje ne te cilat qellimi final eshte arritja apo permbushja e kenaqsise.
Fakti se keto ndodhi permbushin nevojen e kerkimit, ne mund ti klasifikojme si shperblime ose perforcime,p.sh. “Te Mesuarit”.Ne kete menyre perforcimi i inkurajon njerezit te modifikojne sjelljen e tyre, dhe ne kete menyre mund te krijojme nje teori qe parashikon se njerezit do ta perserisin nje sjellje te vecante nese do te shperblehen. Jo vetem kaq por ne mund ta provajme faktin e parashikimit duke bere vezhgime te metejshme.
Pasi verifikojne parashikimet psikologet mund te kontrollojne sjelljen. Kete mund ta kuptojme duke bere nje shembull te thjesht;A e mbani mend personin qe ju buzeqeshi dije? Ju si reaguat?
Mund te themi se ju jeni sjelle ne nje menyre te dhene, kjo e fundit e kushtezuar edhe nga faktori “kontroll”.
Persa i perket shpjegimit, ky i fundit eshte ne relacion linear me pershkrimin, parashikimet dhe kontrollin, ku me ane te te cilave ne mund te depertojme te forcat qe motivojne individin. Shume mire mund te shpjegojme pse “uria eshte nje sjellje e motivuar”.

